Pritja shumëvjeçare ka marrë fund. Novak Gjokoviç, ka bërë të tijin trofeun e Roland Garros, turne i cili ishte kthyer në makth prej shumë vitesh për numrin 1 në botë.
Tenisti 29 vjeçar arriti të mposhte në finale skocezin Endi Marrei, në pjesëmarrjen e tij të 12 në turneun francez. Gjokoviç kishte arritur edhe tre herë të tjera në finale, por gjithmonë kishte dalë i mundur.
Këtë radhë, ai përmbysi fitoren e setit të parë nga Marrei me rezultatin 6-3, për të fituar tre të tjerët radhazi me shifrat 6-1, 6-2 dhe 6-4.
Suksesi i 65-të në karrierë do t'i japë mundësinë Gjokoviç të provojë të realizojë atë që cilësohet "Grand Slem" në tenis, pasi do të përpiqet të fitojë brenda të njëjtit vit të katër turnetë madhorë. Pas suksesit në Australian Open dhe Roland Garros, Gjokoviç do të duhet të triumfojë brenda fundit të vitit 2016 edhe në Uimbëlldon në dhe US Open.