Pikërisht kjo, kursimi ne maksimum, thjeshtësia dhe harmonia ; si edhe përdorimi i materialeve te lira te riciklueshme, sikurse janë kasat e ambalazheve prej druri, me bëri një përshtypje te veçantë në një kompleks zyrash te realizuara nga tre dizenjuese te reja. Dhe prandaj mendova se ia vlen qe puna e tyre te behet publike ne një reviste si MAPO. Kursimi dhe thjeshtësia janë deviza e tyre. Shpresoj t’i udhëheqin gjithmonë ne punën e vështirë si projektuese.
Krijimi i një arredimi provizor për vendndodhjen e re të zyrës, kombinuar me dëshirën për ta mobiluar hapësirën me një material autentik dhe te riciklueshem, na dha idenë për te përdorur EURO –paletat ne këtë dizenjim. Struktura e paletës : një peizash i hapur autonom qe ndryshon gradualisht karakterin e tij, krijon lehtësi ne te gjitha pjesët e zyrës. EURO-paleta, një strukture e zakonshme druri, rëndom e përdorur për transportim mallrash në ndërtim, sillet ne një forme krejt tjetër funksionale. Struktura e paletës është projektuar ne mënyrë të tille qe përveç të qenit thjesht një vend pune, fton te qëndroni, te uleni apo te shtriheni mbi to. Koncepti zyrës se hapur është krijuar për t’iu përshtatur atmosferës kreative te studios se prodhimeve audiovizive “Anima Pictures”, me një atmosfere plotësuese informale.
Objekti ekzistues, pozicionuar ne zonën me te frekuentuar te qendrës se kryeqytetit, asaj te ish-Bllokut, Tirane, është një apartament prej 120 m²: një sallon relativisht i madh penetruar nga dy kolona qe percaktojnë një korridor te gjate e te ngushte si dhe një ndarje te qarte te tre dhomave. Si rrjedhoje, ideimi konceptual për këtë ambient pune u organizua përgjatë boshtit gjatësor. Per shkak te specialitetit te “Anima Pictures”, ishte e “detyrueshme” qe ambienti të reflektonte një habitat bashkëjetues e përfshirës për mediat e reja. Koncepti i dizenjimit, një peizazh i hapur autonom, u aplikua ne këtë mënyrë: Si fillim hapësira ekzistuese u lye me boje te bardhe, për të siguruar një sfond homogjen për strukturën e paletes, shoqëruar me njolla te ngjyrave qe karakterizojnë logon e kompanisë.
Vetë paletat krijojnë një strukture e cila ndryshon gradualisht karakterin e saj duke u përshtatur në çdo hapësirë të zyrës. Në linjën e materialeve origjinale, për t’i dhënë privatësinë e nevojshme hapësirës dedikuar mbledhjeve, ndarja qe krijojnë dy kolonat, perforcohet nëpermjet ndërhyrjes me blloqe betoni. Pjesa e fundit e dizenjimit permban plotesime te struktures se paletave si orendite e ndriçimit, mobiljet dhe aksesoret të cilët qëndrojnë nën njollën e zezë. E gjithë struktura synon një karakter lehtësues me shume se sa imponues. Dizenjimi lehtësisht mund te ndahet ne tre zona kryesore: zona e hyrjes, zona e mbledhjeve dhe zona e vendeve te punës.
Zona e Hyrjes
Sapo hyn zyra ne mënyrë spontane te drejton për në korridorin e gjate e te ngushte te krijuar nga struktura ndarëse midis dy kolonave. Kjo hapësirë bëhet me orientuese nga vendosja me qellim e sistemit te ndriçimit linear.
Zona e mbledhjeve
Zona që bën impaktin më të fortë pamor është ajo e mbledhjeve. Ajo është private dhe publike ne të njëjtën kohe. Ky karakter i dyanshëm i saj i jep hapësirës një notë të theksuar kreativiteti.
Zona e vendeve të punës
E përcaktuar nga një ndarje e qarte e tre hapësirave me karakter te ndryshëm ku vendosen: drejtuesi kreativ, dizenjuesit grafik dhe stafi menaxhues, kjo zone përbën ambjentin më të veçuar. Ne secilën prej tyre asnjë nga kompozimet e paletave te tavolinave te punës nuk është i njejte me tjetrin. Ato janë të ndryshme dhe te përshtatura sipas funksionit te zyrës. Paletat e përdorura janë EURO-Paleta me përmasa standarte 800 X 1200 mm. Ato janë vendosur mbi njëra-tjetrën, me zhvendosje te vogla duke formuar tavolina pune që përcjellin ndjesine e mobiljeve luksoze, arritur kryesisht nga vendosja e xhamit mbi sipërfaqe. Secila ka një kompozim te pavarur qe synon një karakter dinamik ne ambjentet përkatëse.
Peisazhi i hapur lehtëson nderveprimin dhe lëvizjen ne një hapësire aspak te zakonshme duke tërhequr vizitoret drejt nje angazhimi ne punimet e vete kompanisë. Ne vazhdim, struktura e paletave inkurajon fleksibilitet dhe alternativa te reja, si ulja ne qoshet e saj duke krijuar një atmosfere informale ndernjet “banoreve” te përditshëm. Përqasja e ideimit përpiqet te ruaje një vazhdimesi vizuale nëpërmjet bardhësisë se përgjithshme dhe theksimeve të kundërta te zeza te karrigeve dhe linjës ndriçuese. Dizenjimi i zyrës është bërë ne kuadrin e një zgjidhje ekonomikisht efikase, e cila arrin vlerën e 5000 euro-ve. Kjo studio funksionale dhe moderne u realizua vetëm me 30 paleta ne harkun kohor te 28 ditëve.