Megjithatë, përgjigja që ai mori ishte shtangëse: “Po shërbej dikë tjetër në këtë moment, ju lutem prisni”. Kamarierja, e cila më pas dëshmoi se nuk merrej me politikë pasi nuk besonte se politika mund të ndryshonte jetën e saj, nuk e njohu Cameron dhe rrjedhimisht e la të priste dhjetë minuta, pa e kuptuar se cilit i shërbente.
Në një moment krize, gjatë së cilës antipatia për politikanët në Britani është e theksuar, papritmas kamarierja u shndërrua në një heroinë kombëtare ditën e martë, kur përfundoi në faqen e parë të gazetave. Sipas “Daily Mail”, kjo është mënyra me të cilën çdo politikan duhet të pritet. “Mirëserdhe në botën e vërtetë zoti Kryeministër”, titulli i kësaj të përditshme britanike.