Vendet arabe kanë refuzuar sot - në samitin në Kuvajt - kushtin e izraelit për arritjen e marrëveshjes së paqes me palestinezët. “Plotësisht dhe kategorikisht refuzojmë ta njohin Izraelin si shtet hebre", thuhet në një deklarate të përbashkët nga samiti i Ligës Arabe në Kuvajt.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, insiston që shtetet arabe ta njohin Izraelin si shtet e hebre, e jo si okupim izraelit të territoreve të Palestinës në vitin 1967.
Në Samitin u tha se shtetet arabe e kanë njohur Izraelin më 1993 dhe se kushti i ri nuk i është prezantuar Egjiptit dhe Jordanisë, shteteve arabe që kanë nënshkruar marrëveshjen e paqes me Izraelin.
Ligën arabe e përbëjnë 22 shtete. Sirisë, në nëntor 2011, për shkak të luftës civile i merret e drejta e pjesëmarrjes.