Nuk e pagoi dentisti i shkul protezen pacientes

Nuk e pagoi, dentisti i shkul protezen pacientes
Ai ka shkuar ne shtepine e pacientes dhe i ka shkulur nga goja protezen, qe ia kishte punuar dhe vendosur vete. Edhe pse ka kerkuar falje per veprimin, stomatologu 57-vjecar eshte denuar nga gjykata me 6 mije euro gjobe. Dentisti kishte deklaruar ne gjyq se agresioni kishte ndodhur kur ai e kishte humbur qetesine, per shkak te stresit per motive personale dhe profesionale. Gruaja 60-vjecare u paraqit ne gjykate pa proteze dhe deklaroi se nuk deshironte nje tjeter, pasi shoku qe kishte pesuar nga veprimi i dentistit ishte shume i madh.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama