Nuk gjejne rehat eshtrat e Isa Boletinit

Nuk gjejne rehat eshtrat e Isa Boletinit

Këshilli Organizativ për rivarrimin e eshtrave të heroit  Isa Boletini, ka arritur në përfundim se rivarrimi duhet të shtyhet për një datë tjetër. Në takimin e mbajtur me 30 dhjetor 2014, është vendosur që rivarrimit të mos bëhet nmë 16 janar 2015 duhet të shtyhet për një datë tjetër.

Propozimi i Këshillit Organizativ për shtyrjen e datës së rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletinit është bërë duke marrë për bazë kushtet jo të mira klimatike, me borë dhe temperatura të ulëta.

“Është vlerësuar se kushtet e tilla nuk do të lejonin organizimin dhe mbajtjen e një ceremonie madhështore, çfarë e meriton heroi ynë kombëtar Isa Boletini”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga ministria e FSK-së. Këshilli Organizativ propozimin e vet, që data e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit të jetë me 30 qershor 2015, ia ka dërguar Qeverisë e cila do të vlerësojë kushtet për caktimin e datës së re të mbajtjes së ceremonisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama