Klodian Duro nuk është më trajner i Kukësit. Vendimi është marrë pas një takimi mes trajnerit që drejtoi verilindorët në suksesin e parë në Kupën e Shqipërisë dhe presidentit të klubit, Safet Gjici.
Duro ka parashtruar kërkesat e tij si ekonomike, si për sa i përket anës sportive për merkaton e verës, ku synohen përforcime për pjesëmarrjen në Europë.
Por kërkesat e tij nuk janë pranuar nga Gjici dhe palët kanë vendosur që të mbyllin zyrtarisht marrëveshjen mes tyre.
Duro ishte larguar edhe më parë nga drejtimi i Kukësit, pas mosmarrëveshjeve me administratorin Ekrem Spahia. Megjithatë, ai u kthye dhe drejtoi ekipin drejt fitores së Kupës së Shqipërisë, trofeun e parë në historinë e këtij klubi.