Studimi jep të dhëna të cilat provojnë që seksi i një fëmije është i lidhur me dietën e nënës dhe që një dozë më e madhe kalorish është e lidhur me farëzimin e fëmijëve meshkuj.
Ky studim ndoshta i jep përgjigje edhe faktit habitës që në vendet e zhvilluara ku gratë i nënshtrohen në vijimësi dietave të ndryshme, numri I meshkujve të lindur është prej vitesh në rënie, thotë Fiona Matheës e University of Exeter.
Në 40 vitet e fundit, përqindja e lindjeve të meshkujve në vendet e industrializuara ka pësuar një rënie në 1 për 1000
Në qeniet njerëzore, të tejkalosh mëngjesin si vakt, mund të interpretohet si aftësi e munguar e organizmit ndaj ushqimit, sepse nivelet e sheqerit në gjak, ulen
Pavarësisht se seksi i fëmijës përcaktohet nga babai, nivele të larta të glukozës inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e embrioneve meshkuj dhe shkurajojnë ato të seksit femër, edhe pse arsyeja e kësja është e vështirë të kuptohet.
Matheës dhe kolegët e saj kanë studiuar 740 gra shtatzana me fëmijën e parë dhe kanë zbuluar se 56 përqind e tyre me dendësi të lartë kalorish në momentin e farëzimit, prisnin fëmijë djalë.
Nga Gazeta Shekulli