Nuk ka fondeshfaqja Henri VI nuk udheton drejt Antalias

Nuk ka fonde,shfaqja 'Henri VI' nuk udheton drejt Antalias
Mungesa e fondeve është bërë shkak që shfaqja “Henri VI” të mos marrë pjesë në festivalin e teatrit të Antalias në Turqi. Lajmi është konfirmuar nga Teatri Kombëtar. Megjithatë, ky i fundit nuk ka pranuar se mungesa e fondeve është problem i teatrit, pasi shpenzimet duheshin hequr nga pala turke. Ndërkaq, burime pranë trupës bëjnë me dije se diskutimet për këtë pjesëmarrje kanë qenë të gjata dhe se çështja e fondeve është më e komplikuar se kaq.

Në fillim iu ishte thënë se udhëtimi do të bëhej me avion e më tej me autobus, derisa iu është thënë se nuk do të shkojnë, për mungesë fondesh.

Shfaqja “Henri VI”, pjesa e dytë e triologjisë së Shekspirit, është vënë në skenë nga regjisori Adonis Filipi, me skenografi të Genc Shkodranit dhe kostume të Anila Zajmi Katanollit dhe me interpretimin e aktorëve: Indrit Çobani, Ermira Hysaj, Bujar Asqeriu, Yllka Mujo, Kristaq Skrami, Vasjan Lami, Dritan Boriçi, Neritan Liçaj, Ahmet Pasha, Naun Shundi, Fatos Sela, Ervin Bejleri, Mehdi Malka, Arben Derhemi, Sokol Angjeli, Gjergj Mena, Marjana Kondi etj.

Në pjesëmarrjen që pati në festivalin e “Globus Theatre” në Londër, kritikat kanë qenë të shumta. “Statikë dhe me pamjen e pushtetarëve, me rrobat e tyre të purpurta, oborrtarët e Henrit duken si një copë e senatit të Cezarit. Duke pasur parasysh murmurimat e konspiracionit rreth Henrit shkollar, pa shije, të Indrit Çobanit, nuk është pa vend, por është jashtëzakonisht i ngathët. Është shumë i varur në tekst, duke harruar se gjysma e publikut mezi arrin ta ndjekë”, citohet një nga kritikët në “GSH”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama