E përditshmja e Bostonit “The Christian Science Monitor”, në një analizë krahasuese midis Kosovës dhe Krimesë, shpjegon dallimet dhe argumentin që sjellë presidenti rus, Vladimir Putin dhe kundërvënien e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila e quan një krahasim “të turpshëm”.
Gazeta kujton se në pranverën e vitit 1999, popullsia e Kosovës u sulmua nga njësitë e milicisë dhe ushtrisë serbe dhe u nisë drejt një eksodi përmasash biblike në drejtim Bllacës dhe Maqedonisë. Gazeta thotë se Kosova tani po merret si shembull së drejtës së Krimesë për të shpall pavarësinë nga Ukraina.
"Ironikisht, deri para pak javësh, si Putin ashtu edhe ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, e quanin ‘të paligjshëm’ precedentin e Kosovës", shkruan Monitor.
Rruga pavarësisë së Kosovës është përshkruar shpesh si "sui generis", që nuk dyfishohet lehtë shkruan më tej Monitor, ku citon juristë të ligjit ndërkombëtarë që ofrojnë dhjetëra këndvështrime se, pse vota e Putinit në Krime nuk mund të jetë një paralele me Kosovën.
Sipas tyre, në Kosovë ka një numër të madh krimesh të dokumentuara kundër njerëzimit, në Krime nuk ka. Jugosllavia është shpërbërë si shtet, Ukraina jo. Udhëheqësit politikë të Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare kanë rënë dakord për mbrojtjen e të drejtave për serbët, ndërsa statusi i pakicave në Krime është i paqartë. Rasti i Kosovës ka zgjatur nëntë vjet, ndërsa rasti i Krimesë është i ri.
Gazeta përmend rastin unik të Kosovës që doli nga një proces që filloi në vitin 1992 me shpërbërjen e Jugosllavisë, të spastrimit brutal dhe të paligjshëm të jo serbëve në Ballkan të kryer nga aktorët shtetërorë të Serbisë, statusin diskriminues të shqiptarëve në Kosovë dhe refuzimin e tyre për të pranuar ndonjëherë Beogradin si kryeqytet.
"E gjithë kjo pati një bashkërrjedhje të pretendimeve historike, morale dhe praktike që ishin pjesë e një diskutimi ndërkombëtar që zgjati gati një dekadë dhe që përfshiu organizata rajonale (BE-në) dhe ndërkombëtare (OKB-në) me garanci dhe gatishmërinë e shume shteteve për të njohur pavarësinë e Kosovës", shkruan ndër të tjera “The Christian Science Monitor”.