Keto rezultate sigurisht do t’ua kenaqin veshet shume grave ne mbare boten dhe do te jete nje argument i mire per t’ua sqaruar burrave te tyre pse eshte e rendesishme qe ata te perfshihen ne pune te shtepise dhe ne rritje te femijeve. Megjithate, grate do te duhet te bejne shume perpjekje per t’ua mbushur mendjen meshkujve, sepse, sipas studimit, ata nuk jane te vetedijshem per kete rol te rendesishem te tyre.
Hulumtimi ka perfshire 3.500 çifte bashkeshortore, derisa eshte vertetuar se martesat me te suksesshme jane ato ne te cilat meshkujt u ndihmojne grave te tyre rreth rritjes se femijeve dhe puneve te shtepise. Sipas eksperteve, grate nuk e kane aspak lehte, sepse ato duhet te deshmohen si ne pune ashtu edhe ne shtepi, prandaj ndihmesa e burrave te tyre gjithsesi eshte e rendesishme.