Nuk ka pushim për Flamurtarin. Edhe pse e diel, skuadra s'është lënë e lirë. Ajo u është rikthyer përgatitjeve, pasi koha nuk premton. Rreth orës 16:00, kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore për ndeshjen e dytë të Kupës së Shqipërisë. Kjo ndeshje luhet në transfertë dhe ekipi do tentojë që të bëjë përmbysjen, paçka se është tejet e vështirë. Lajm i mirë për këtë takim vjen nga mungesat, pasi zyrtarisht të gjithë janë të disponueshëm. Sakaq, klubi e cilëson me shumë vlerë fitoren me Laçin.
Por, nga ana tjetër, kërkojnë mobilizim për vazhdimësinë, pasi janë edhe 6 finale deri në finish. "Tri pikë shumë të rëndësishme në këtë transfertë tepër të vështirë. Një fitore në momentin dhe kohën e duhur, por asgjë nuk ka përfunduar. Përpara janë edhe gjashtë finale në kampionat. Bashkë ia dalim", shprehet klubi