Marsin e shkuar, Hans-Joachim Lanksch, perkthyes gjermanisht i Martin Camajt, kryetar i Shoqates "Martin Camaj" (Fitues i Çmimit Kombetar te Letersise "Penda e Argjendte"), i mbeshtetur nga disa dhjetera njerez te letrave shqipe, hartoi apelin drejtuar ministrit te Kultures, Ferdinand Xhaferaj te cilit mendohet t'i kete rene ne dore vetem ne qershor. Aty vleresohet dimensioni human, raporti qe ruajti Camaj me Shqiperine duke punuar per te, megjithese ne distance, fillimisht nga Italia dhe nga Gjermania me vone, deri sa nderroi jete ne Mynih me 1992.
Per meritat e tij, mbi te gjitha, si poet, ne ate apel dhe propozim njeheresh, shkruhet: "Poezia e Martin Camajt, i cili tha per veten se "Qenia malesor s'ndahet meje", ndertuar mbi strukturat e traditave gojore te vendlindjes se tij dukagjinase eshte thellesisht shqiptare dhe njekohesisht europiane. Mbi struktura te sterlashta Camaj krijoi vepra letrare kryekeput moderne qe i pasqyrojne shqetesimet, ankthet, izolimet, vetmine, deshperimet e njeriut ne ambientet nga me te ndryshmet, prej bjeshkeve dukagjinase gjer te mjediset urbane ne Europe a Amerike.
Martin Camaj eshte nje poet modern i letersise shqipe e rangut europian dhe boteror. Martin Camaj ka qene njeri i poeteve me te medhenj te letersise shqipe. Sot, Camaj eshte strumbullari i poezise moderne shqiptare per brezat e rinj shkrimtaresh. Poezia e tij u perkthye italisht, anglisht dhe gjermanisht."
Me 21 korrikun qe po vjen behen 85 vjet nga lindja e shkrimtarit ne Temal te Mbishkodres. Kjo eshte arsyeja qe i priu disa muaj para ky propozim, ne vijim te nderimeve qe Ministria u ka bere disa figurave te letrave, duke filluar me 2006 me "Vitin e Kadarese", "Vitin e Mitrush Kutelit", "Vitin e Lasgush Poradecit, "Vitin e Eqrem Çabejt", "Vitin e Odise Paskalit", dhe viti 2010 si "Viti i Nene Terezes" dhe i Vaçe Zeles.
Nga kjo ministri Camaj ka marre vetem vleresimin post mortem me Çmimin Kombetar "Penda e Arte", me 2002.
Por Hans-Joachim Lanksch ka bindjen se edhe 20 vjet pas renies se izolimit nuk eshte bere ne Shqiperi riatdhesimi i Martin Camajt. "Ne vetedijen e publikut te gjere lexues", thote perkthyesi, ai klasifikohet si "rast i veçante - qofte si autor qe e shkruan gegnishten ekzotike, qofte dhe si shkrimtar ne mergim, por ama ai nuk figuron si pjese perberese e kultures shqiptare.
Mungon vetedija qe Martin Camaj eshte njeri i shkrimtareve me te medhenj te letersise shqipe qe meriton dhe duhet patjeter te perkthehet ne gjuhe te huaja, ku do te stimulohen perkthyes per t'u marre me vepren e Camajt dhe jo vetem me emrat e zakonshem te karuselit te vjeter emrash "te afirmuar" te letrave shqipe."
Lanksch paralajmeronte botimin e vepres se plote te Camajt nen redaktimin e prof. Bardhyl Demiraj. Behet fjale per dy romanet "Rrathe" dhe "Karpa", per poezine e hershme dhe lirikat. Por deri tani asnje shenje, as nga Qendra e Studimeve Albanologjike qe mendohej te perfshihej ne pervjetor. Pergjigja dhene gazetes nepermjet zedheneses, le te kuptoje se nuk paskesh me vende per te nderuar nje njeri profan per shijet politike te Ministrise se Kultures.