Kjo do të ishte gjëja më e mirë që ai do ti jepte vendit të tij meqenëse dështoi në shkollë. Ai studioi në një shkollë private që quajtur “International School Of Berne” me një pagesë vjetor prej 16 000 paund. Në prezantimin e tij u gënjye për identitetin e tij duke thënë se ishte një djalë diplomati. Drejtuesit e shkollës thonë se ai u largua nga shkolla pa mundur që të kalojë qoftë dhe një provim të vetëm.
Njëherë atij i kishin kapur një revistë pornografike në çantën e shkollës. Mësuesit thonë se Kim Jon Un ishte më shumë i interesuar për futbollin dhe basketbollin se sa leksionet. Majde njëri nga mësuesit kujton leksionin për demokracinë. “Atë natë folëm për përgjegjësitë e demokracisë – të drejtën e votës, të drejtën për ngritjen e zërit – ai nuk foli kurrë. Vetëm shikonte këpucët e tij gjatë gjithë kohës”.