Nuk mund te rrosh vetem me ideologji

Nuk mund të rrosh vetëm me ideologji
Të gjithë vazhdojnë të flasin për revolucionin si për diçka ideale, por ata thjeshtë harrojnë se kjo ndodhi pesëdhjetë vjet më parë. Dhe tani, sot, populli i Kubës po jeton në kushte jashtëzakonisht shumë të këqija. Kubanët kanë pesëdhjetë vjet që kanë ngrënë, fjetur dhe marrë frymë me ideologji, por nuk mund të jetosh me ideologjinë.

Cili është Raul Kastro?

Raul Kastro ka qenë gjithmonë personazhi i dytë për nga rëndësia në politikën kubane, i këtij procesi që quhet Revolucioni Kuban. Ai ka një talent shumë të madh administrativ, të cilin e ka demonstruar shumë herët në drejtimin e forcave të armatosura, i cili është institucioni më efecient dhe i vetmi në Kubë. Ai nuk është një person liberal apo një demokrat; është një komunist i shkollës së vjetër ortodokse. Është një njeri që, për herë të parë në jetën e tij, ka të drejtën të marrë vendime duke i qenë i pari, dhe jo i dyti në komandë. Raul ka një sjellje goxha pragmatiste. Ai do të bëjë të gjithë llojet e ndryshimeve ekonomike, përveç atyre që do të kishin ndikim në sistemin politik, çfarëdolloj ndikimi, gjë e cila provohet edhe nga fakti që ka emëruar përreth vetes të gjithë personalitete të gardës së vjetër.

Siç thatë, është hera e parë në jetën e tij që Raul do të ketë shansin të vendosë i vetëm. A do të ndikojë kjo gjë në personalitetin dhe në zgjedhjet e tij?

Unë e di mirë që pushteti i ndryshon njerëzit. E di sepse e kam parë këtë gjë. Ka një efekt pothuajse fizik. Me pushtetin mund të shohësh një person, i cili vuan nga një ndryshim dramatik i personalitetit. Por ajo që mund t’ju them, është se Raul Kastro nuk vuan nga asnjë lloj forme dëliri mesianik. Ai është një njeri shumë racional, i organizuar dhe i kujdesshëm... më shumë se çdokush tjetër në familje. Por në fund të fundit, është e vërtetë se pushteti i transformon njerëzit.

Çfarë mbani mend nga Rauli si person?

Ai ishte njeriu tek i cili mund të shkojë dhe të kërkojë ndihmë sa herë që kishe një problem praktik. Unë personalisht i kam kërkuar ndihmë disa herë, dhe ai gjithmonë më ka ndihmuar, menjëherë. Në familje ishte i vetmi vend ku mund të gjejë ndihmë. Për këto lloj problemesh, Fideli nuk të gjendej aspak në ndihmë.

Kur e keni parë për herë të fundit Raulin?

Në vitin 1989, unë fillova të kem kontakte me disidentë kubanë. Natyrisht, kur je në kontakt me kundërshtarë politikë të regjimit që ka ngritur dikush, bëhesh automatikisht armik i tij. Në atë kohë e pashë për herë të fundit, dhe që atëherë nuk e kam parë më.

A e keni të vështirë që kritikoni familjen tuaj?

Ka kaluar shumë kohë që kur unë e bëra zgjedhjen dhe nisa të flas në këtë mënyrë dhe tani ka ardhur një kohë kur jam mësuar disi. Sigurisht, është shumë e vështirë, por në jetë bëhen shumë gjëra që janë të vështira dhe unë e di se më duhet ta bëj këtë për vendin tim. Dua që të kompensoj, sadopak, atë lëmsh të madh që familja ime i ka bërë vendit im. Kastro është arsyeja përse 3 milionë kubanëve u duhet të jetojnë larg vendit të tyre, përse u duhet të largohen me varka. Dhe ai është arsyeja përse mua mu desh të arratisem nga vendi im bashkë me vajzën time.

Përse shkuan kaq keq gjërat? Në fillim, u tha se qëllimi i revolucionit ishte që të ndihmonte popullin kuban.

Të gjithë vazhdojnë të flasin për revolucionin si për diçka ideale, por ata thjeshtë harrojnë se kjo ndodhi pesëdhjetë vjet më parë. Dhe tani, sot, populli i Kubës po jeton në kushte jashtëzakonisht shumë të këqija. Ata nuk mund të gjejnë asgjë në treg, sepse as rroba dhe as mallra nuk vijnë nga jashtë vendit. Dhe ato pak gjëra që mund të gjesh, janë aq të kushtueshme saqë asnjë kuban nuk mund të përballojë që t’i blejë. Kubanët kanë pesëdhjetë vjet që kanë ngrënë, fjetur dhe marrë frymë me ideologji, por nuk mund të jetosh me ideologjinë dhe Raul Kastro e di mirë këtë.

Si kritik i regjimit kuban, nuk është e thënë të flasësh për lirinë apo për gjithë fjalët e tjera të mëdha. E vetmja gjë ku duhet të fokusohesh është varfëria totale në të cilën jetojnë shumica e kubanëve. Sot në Kubë ka një sistem monedhe të dyfishtë, sipas të cilit ata që kanë vetëm peseta kubane duhet të jetojnë mbi pesë apo dhjetë dollarë në muaj. Praktikisht, në Kubë nuk ka asgjë për ata që nuk kanë peseta të konvertueshme. Ironikisht, në tokën e revolucionit, ka një pabarazi dramatike sociale mes atyre që munden të mbështeten në paratë dhe ndihmën e të huajve, apo që punojnë në turizëm dhe kubanëve të zakonshëm.

A ëndërroni ndonjëherë që të riktheheni në Kubë?

Nuk e di. Gjatë këtyre viteve të gjatë jam bërë si një pemë që sa vjen e vjetërsohet, por që nuk ka rrënjë.

Ironia në atdheun e revolucionit

Si kritik i regjimit kuban, nuk është e thënë të flasësh për lirinë apo për gjithë fjalët e tjera të mëdha. E vetmja gjë ku duhet të fokusohesh është varfëria totale në të cilën jetojnë shumica e kubanëve. Sot në Kubë ka një sistem monedhe të dyfishtë, sipas të cilit ata që kanë vetëm peseta kubane duhet të jetojnë mbi pesë apo dhjetë dollarë në muaj. Praktikisht, në Kubë nuk ka asgjë për ata që nuk kanë peseta të konvertueshme. Ironikisht, në tokën e revolucionit, ka një pabarazi dramatike sociale mes atyre që munden të mbështeten në paratë dhe ndihmën e të huajve, apo që punojnë në turizëm dhe kubanëve të zakonshëm.

Marre nga : Gazeta Metropol

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama