Nuk shuhet etja greke SFEVA kerkon varreza greke ne Pogradec

Nuk shuhet etja greke, SFEVA kerkon varreza greke ne Pogradec
Grekët mesa duket nuk planifikojnë t’i japin fund kërksave të tyre për varrezave greke brenda territorit shqiptar. Një varrezë greke në zonën e Pogradecit është kërkesa e tyre e rradhës, edhe pse jo ende zyrtare, drejtuar qeverisë greke. Një nga organizatat e njohura për mbrojtjen e “Epirit të Veriut”, SFEVA, ka ngritur kërkesën jo zyrtare, gjatë një vizite në fshatin Polenë të Korcës.  Përfaqësues të kësaj organizate, të shoqëruar nga konsulli Grek i Korcës, kanë marrë pjesë në një ceremoni organizuar për nxënësit grek të fshatit.

Më tej ato kanë vizituar një memorial të shkruar në gjuhën greke: “ Varr i përbashkët i katër ushtarëve grek që kanë rënë gjatë luftës 1940-1941, në betejën e Pogradecit. Kockat i mblodhën dhe i solëën këtu të krishterët e Pogradecit.” Duke përfituar nga ky rast, anëtarët e SFEVA i kanë bërë thirrje qeverisë greke ta marrë seriozisht në konsideratë ndërtimin e varreze greke në Pogradec.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama