Nuk u pelqeu filmi Henks u kthen parate e biletave
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Aktori hollivudian, Tom Henks, ka pasur një përballje të pazakontë me dy adhurues të tij në një pikë karburanti të Los Angjelosit. Çifti i është afruar aktorit për t’i treguar se ka parë filmin e tij të fundit “Larry Crowne”. Fituesi i Çmimit Oskar ka marrë përshtypje jo të mirë nga fansat, të cilët janë shprehur “të zhgenjyer” me filmin. Aktori u ka dhënë atyre 25 dollarë si kompensim për paratë e biletave, ndërsa u ka kërkuar ndjesë, ai u ka premtuar se filmi i radhës do të jetë më i mirë.