Vetëm një në tre pjesëmarrës në studim ka deklaruar se përdorë perin e dhëmbëve dhe ujin higjienik për shpëlarjen e gojës, kurse më pak se gjysma e tyre kanë bërë të ditur se vizitojnë stomatologun dy herë në vit, me qëllim të preventivës së sëmundjeve, thotë stomatologu John E. Dodes.
“Pacientëve të mi u them që t’i pastrojnë dhëmbët me brushë, me pe të dhëmbëve dhe, dy herë në ditë, ta shpëlajnë gojën me tretësirë apostafat, duke mos harruar që të shkojnë rregullisht te stomatologu”, thotë Dodes.
“Bakteret në zgavrën e gojës mund të formojnë një shtresë të hollë, e cila është më vështirë që të largohet me brushë dhe pe të dhëmbëve, duke shkaktuar kështu një erë të keqe të gojës dhe probleme tjera”, përfundon Dodes.