Nurjahedh ne gjyq Kryeministrin Edi Rama

Nurja,hedh ne gjyq Kryeministrin Edi Rama

Ines Nurja, ish-drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, e shkarkuar nga ky pozicion pak ditë më parë,Ines Nurja, ish-drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, e shkarkuar nga ky pozicion pak ditë më parë, hedh në gjyq Kryeministrin Edi Rama.

Shkak është bërë urdhri i lëshuar nga ana e kreut të Ekzekutivit për lirimin e saj nga detyra. Ish-numri një i Institutit të Statistikave depozitoi dje një padi civile në Gjykatën e Tiranës, ku palë e paditur është Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri i vendit, Edi Rama. Padia në fjalë mban numrin 18949 dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Asim Vokshi.

Përmes kësaj padie, Nurja kërkon: “Pezullimin e zbatimit të aktit administrativ, urdhrit nr. 196, datë 21.10.2013, të Kryeministrit, për lirimin dhe komandimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”. Në të njëjtën padi, Nurja kërkonte konstatimin e pavlefshëm të këtij urdhri dhe kthimin në detyrën e mëparshme. Lirimi nga detyra i drejtoreshës së INSTAT u bë përmes një shkrese të firmosur nga Kryeministri Edi Rama më 21 tetor. Në vend të saj u emërua drejtori i institutit “Agenda”, Gjergj Filipi..

Shkak është bërë urdhri i lëshuar nga ana e kreut të Ekzekutivit për lirimin e saj nga detyra. Ish-numri një i Institutit të Statistikave depozitoi dje një padi civile në Gjykatën e Tiranës, ku palë e paditur është Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri i vendit, Edi Rama. Padia në fjalë mban numrin 18949 dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Asim Vokshi.

Përmes kësaj padie, Nurja kërkon: “Pezullimin e zbatimit të aktit administrativ, urdhrit nr. 196, datë 21.10.2013, të Kryeministrit, për lirimin dhe komandimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”. Në të njëjtën padi, Nurja kërkonte konstatimin e pavlefshëm të këtij urdhri dhe kthimin në detyrën e mëparshme. Lirimi nga detyra i drejtoreshës së INSTAT u bë përmes një shkrese të firmosur nga Kryeministri Edi Rama më 21 tetor. Në vend të saj u emërua drejtori i institutit “Agenda”, Gjergj Filipi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama