Flokët
Përgjatë gjithë kohës vajza i ka trajtuar flokët sipas dëshirës së saj, kurse kur vjen momenti i të bërit nuse duhet thënë stop eksperimentimit dhe vjen faza më e rëndësishme, trajtimi. Gjithçka trajtohet sipas mendimit të parukierit dhe çdo gjë duhet të dalë aty ku dëshiron profesionisti dhe jo aty ku do nusja. Së pari realizoj ca seanca provash çfarë ngjyre i shkon dhe modeli për të evituar çdo rrezik në ditën madhështore të saj.
Ngjyra
Duhet përshtatur shumë me karakterin e vajzës. Nuk mund të luhet në ekstreme. P.sh nga floku platin, bjond, të kalohet në një flokë të kuq. Në bazë të bashkëbisedimit që realizon parukieri Artur Muço thotë se “mund të saktësoj ngjyrën që mund t’i përshtatet më së miri në bazë të karakterit dhe në bazë të fizionomisë së fytyrës.
Stilimi
Më pëlqejnë gjërat që janë të natyrshme, spontane. Dhe janë në zgjedhjet e mia. Po të konkretizoj me një shembull real. ( kisha për të rregulluar një nuse dhe duhet që të filloja punën shumë herët, në 5 të mëngjesit. Nuk kisha asnjë ide për aksesorët zbukurues. Po pija një kafe në mëngjes herët, pashë një lule që ishte shumë e bukur. I këputa disa lule natyrale dhe ja vendosa nuses në flokë. Ishte një fantazi krejt e rastësishme dhe e natyrshme dhe nusja mori një nur shumë të veçantë) Stilet e flokëve sa më të thjeshta dhe natyrale nxjerrin në pah shumë tiparet.
Aksesorët zbukurues
Janë shumë të veçanta lulet e thata, lule ose aksesor të mbështjellura me tip rrjete, luajtja me elementin vellon, jo shumë të gjatë. Ndërthurja e stilimit të flokëve me vellon krijon një harmoni shumë të këndshme. Megjithatë nëse nusja do vërë kurorë në kishë duhet padiskutim velloja e gjatë.
Grimi
Është shumë e rëndësishme përshtatja sipas karakterit të personave. Grimi mund të jetë i rëndë, i ëmbël, agresiv, i lehtë dhe klasik. Por parukieri Muço thotë se “ jam pro grimit të rëndë. Jo në fytyrë dhe në aplikimin e toneve, por në theksimin e syve, sepse duke theksuar sytë krijohet përshtypja edhe e tipareve të rregullta”
Make- up
Është gjëja më e rëndësishme. Me make-up del në pah çdo gjë. Çdo detaj që mund të shikohet tek nusja del nëpërmjet trajtimit të fytyrës dhe mënyrës së aplikimit të make-up. Është i rekomandueshëm një make-up shumë natyral dhe transparent. Varet dhe tek forma e fytyrës. Por fytyra më e rregullt është fytyra në formë ovale, që mund të aplikosh lehtë të gjitha llojet e make-up-eve.
Elementi dorë
Kurrsesi nuk duhet harruar elementi dorë edhe pse ka nuse që e anashkalojnë, por është shumë i rëndësishëm, pasi një lëvizje e lehtë e dorës mund të evidentojë një dorë jo në formën e duhur që hedh poshtë elementin “perfekt”. Tendencat e fundit janë një frenç, një dizanjo natyral.
Tre ditët e nusërisë
Në tre ditët nusja duhet të reflektoj një rregullim ndryshe.
Ditën e premte ( nusja rregullohet për shoqërinë)
Dhe është e pranueshme që nusja të jetë më trendy dhe në mak-up mund të lëvizësh me çdo lloj ngjyre, për arsye se do jetë shumë alegro. Dhe modeli i flokëve duhet të jetë shumë trendy. Kurse grimi shumë i rëndë… shumë i lehtë nuk ka rëndësi. Nusja duhet të jetë shumë e natyrshme, aspak e sforcuar.
Ditën e shtunë (këtu muhabeti bëhet pak më serioz)
Për arsye se është dasma e vajzës, nuk është si ditën e parë. Edhe modeli i flokëve bëhet më i mbledhur. Këtu ka një ndërthurje mes modernes dhe klasikes. Edhe grimi, merr një trajt tjetër, pak më i ëmbël, pak më i rëndë se ditën e parë.
Të dielën ( perfekt)
Duhet të dominojë elementi klas i gërshëtuar me elementet shumë moderne, duhet të ketë shumë paraqitje dhe padiskutim të jetë shumë në rregull në të gjitha aspektet. E diela do shumë përkushtim se duhet të përmbushë të treja ditët bashkë, si përmbyllëse e ditës së madhe.
Ja tiparet e një nuseje perfekte
1. të ketë flokë të gjata
2. të ketë fytyrë ovale
3. të jetë e gjatë dhe një shëndet normal
IkubInfo