Objekti elektronik ushqehet nga një bërthamë e “Intel”, Atomi Z2460 dhe ka në përdorim sistemin Android të Google. Ai është prodhuar nga kompania kineze “Gigabyte”, por do të dalë në treg nën tutelën e degës “Orange” të “Everything Everywhere”.
Modeli në fjalë shënon hyrjen e “Intel” në tregun e dominuar nga qarqet elektronike të bazuara në projektimet e firmës britanike “Arm Holdings”. Telefoni i ri celular do të dalë në shitje më 6 qershor në Britani, ku do të pagëzohet me emrin San Diego, dhe pak më vonë në Francë. Përsa u përket tregjeve të tjera nuk ka pasur një njoftim.