Nxenes te Shkolles Koreografike trajnim ne Itali

Nxënës të Shkollës Koreografike, trajnim në Itali
Nga data 10 deri më 21 gusht, në Kozenca të Italisë organizohet një aktivitet kushtuar kërcimit modern dhe atij klasik, ku do të marrin pjesë dhe një grup nxënësish balerinë të Shkollës Kombëtare të Koreografisë. Drejtoresha e kësaj shkolle, Blerina Arbana, tha se është shkolla "Scarpetta Rossa", me të cilën është finalizuar bashkëpunimi që mundëson trajnime të veçanta për zhanrin modern-jazz dhe atë klasik, ku një ndihmesë të veçantë ka dhënë koreografi shqiptar me banim në Itali, ish-nxënës i Shkollës Kombëtare të Koreografisë në Tiranë.

Nga : Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama