Nxenesit e shkolles se mesme “Cajupi” ne Tirane kane nisur paraditen e sotme nje proteste kunder masave disiplinore te vendosura nga drejtori ae shkolles, per braktisjen e mesimit dhe pjesemarrjen ne proteste kunder sjelljes se armeve kimike te Sirise. Nxenesit deklarojne se regjistrat jane njollosur me masat disiplinore te vendosura, sipas tyre padrejtesisht.
“Ne kemi te drejten te bejme 6 mungesa pa arsye, e ne kete kohe mund te shkojme ku te duam, nuk japim llogari ndaj drejtorise, pasi kete e parashikon edhe rregullorja”- ankohen nxenesit. Sipas tyre shumica e atyre qe u eshte thyer nota ne sjellje jane maturante.