NË NJË QOSHK TË PARAJSËS


Sonte dua të jem vetëm,
Larg udhëve mëkateplota,
Pluhurit e vapës mbytëse,
Diku në ndonjë cep të parajsës.

S'dëshiroj ta braktis këtë qoshk parajse,
Dhe të rikthehem në tokën zullumqare,
Ku njerëzit tallen me njëri-tjetrin,
E kafshët qeshin me njeriun.

Dhe me gotën plot verë mbushur,
Harroj gjithçka nga kjo botë kalimtare.
E i gëzohem Zotit tim,
Që më dha mundësinë t'i përjetoj këto mrekulli.

***
Kur të dëgjosh fëshfërimat e shelgut,
Hapi dritaret dhe zbukurohu.
Në mos vetë, do të dërgojë patjetër,
Një dallëndyshe a një ylber shumëngjyrësh.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama