OBSH Shqiperia te gjeje vete vaksinen

OBSH: Shqiperia te gjeje vete vaksinen
Kompanite farmaceutike qe e prodhojne kete vaksine, e cila tashme eshte ne fazen e testimit kane interes t’ua shesin ate vendeve te medha, te cilat kane numer me ta madh popullsie dhe blejne me shume. OBSH nuk garanton vaksinen per Shqiperine. Sipas perfaqesuesit te OBSH ne Tirane nga pikepamja globale OBSH do te marre nje sasi vaksine, por ajo do te rezervohet per vendet e varfra dhe ato me numer te madh te prekurish .

“Per Shqiperine eshte e rendesishme qe ministria ka kontaktuar me disa vende dhe ne po punojme sebashku per te marre nje pjese te vaksinave. Por le te themi qe nuk ka ende nje zgjidhje.OBSH po diskuton me industrine farmaceutike, por nuk kemi arritur ne perfundime.Eshte e rendesishme te negociojme qe vendet e vogla te mund te sigurojne vaksinen. Vendet e rajonit p.sh mund te bashkohen dhe te porosisin se bashku nje sasi vaksinash, cka do te rriste numrin dhe do te ishte ne interes te firmes farmaceutike.

Kjo eshte dicka me te cilen duhet te punojme. Per momentin vendet po veprojne ne baze kontratash individuale”, tha Anshu Banerjee, perfaqesuesi i OBSH-se ne Tirane. Tashme OBSH nuk kerkon me raportime rast pas rasti te personve te prekur ne vendin tone por kerkon monitorim te situates, per te pare nese virusi do te behet me rezistent dhe me agresiv. Nese do te sigurohet vaksina rekomandohet te vaksinohen si fillim punonjesit e shendetesise, personat me semundje kronike dhe grate shtatzena. Por edhe keto do te vaksionohen te paret ata qe i perkasin moshes 15- 50 vjec e me pas 5-15.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama