Të dhënat sipas gjinive për shkallën e papunësisë tregojnë cila pjesë e meshkujve dhe femrave që bëjnë pjesë në forcën e punës janë të papunë. Nga këto të dhëna, vihet re se shkalla e papunësisë midis femrave në vitin 2009 është 15.9%, ndërsa midis meshkujve është 12.2%. Kjo diferencë gjinore ka rezultuar thuajse në gjithë 10-vjeçarin e fundit:
Burimi: INSTAT, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Komentet dhe analiza: ODA
Sikurse mund të shikohet edhe nga grafiku, diferenca midis shkallës së papunësisë të femrave dhe meshkujve ka qënë rreth 6%, me përjashtim të tre viteve të fundit, madje në 2007 për herë të parë ky raport është prishur, kur ka patur më shumë të papunë midis meshkujve se midis femrave