Popullsia e botës parashikohet të shkojë më shumë se dyfishi aktual deri në vitin 2100, me 15 miliardë banorë. Shifrat e Kombeve të Bashkuara, të cilat thonë se duhen marrë masa për ndërprerjen e kësaj shkalle të rritjes së popullsisë dhe ruajtjen e burimeve natyrore të planetit përpara se të shkojmë drejt katastrofës, kanë shokuar ekspertët. Llogaritjet e para nga Kombet e Bashkuara tregonin se deri në fund të këtij shekulli numri i popullsisë globale do të arrijë 10 miliardë. Shifra e re tronditëse do të publikohet në një raport së shpejti. Raporti për 2011 theksonte se viti 2011 do të ketë edhe lindjen e njeriut të 7 miliardë, i cili pritet të shënohet këtë muaj. Popullsia është dyfishuar që në vitet ’60, për shkak të shpikjes së ilaçeve më të mira dhe kujdesit shëndetësor, si dhe shkallës së lartë të lindjeve në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine. Rritja e popullsisë është kategorizuar edhe nga rritja e mesatares së jetëgjatësisë në të gjithë planetin. Ekspertët besojnë se do të merren masa për të ulur rritjen kolosale të popullsisë.