OPCW diskuton per armet kimike

OPCW diskuton per armet kimike

Këshilli Ekzekutiv i Organizatës Kundër Armëve Kimike (OPCW) është mbledhur sot në Hagë për të marrë një vendim lidhur me shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Vendet anëtarë të OKB-së që janë pjesë e OPCW do të debatojnë për këtë çështje dhe pritet të merret një vendin për zbatimin e marrëveshjes SHBA-Rusi, që parandaloi një ndërhyrje ushtarake në Siri. Zëdhënësi i organizatës që ka 190 anëtarë, Christian Chartier, ka deklaruar se nuk është e qartë nëse do të ketë një vendim.

41 vendet anëtare të Këshillit Ekzekutiv të OPCW do të shqyrtojnë mundësitë se në cilin vend mund të asgjësohen 1 300 ton lëndë kimike, për të cilat Siria ka shprehur dëshirën që të procesi të kryhet jashtë territorit të saj. Vendimi merret me votë unanime. Rusia dhe SHBA-të kanë rënë dakord të stoku i lëndëve kimike të largohet nga Siria deri në fund të këtij viti dhe të realizohet procesi i asgjësimit deri në mesin e vitit 2014. Por, në dy vendet ku kishte më shumë mundësi që të realizohej ky proces, Norvegji dhe Shqipëri ka pasur reagime të ashpra të ambientalistëve. Norvegjia e refuzoi kërkesën e SHBA-ve. Ndërsa Shqipëria ende nuk ka dhënë një përgjigje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama