OSBE seminar per rolin e medias ne trajtimin e te kaluares

osbe---amb-gjerman Foto Agim Dobi (2)TIRANË, 16 Tetor/ATSH/ - Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e ambasadës gjermane, organizuan sot një seminar me mediat me temë "Trajtimi i së kaluarës: roli i medias në të kuptuarit e historisë dhe pajtimit".

Në seminar morën pjesë Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig dhe ambasadori i Gjermanisë, Hellmut Hoffmann.

Në fjalën e tij, ambasadori Raunig theksoi se, "si institucionet shtetërore ashtu edhe qeveritare duhet të luajnë rol aktiv për të kaluarën. Kjo është arsyeja pse nisëm një projekt të posaçëm për hapjen e dosjeve të regjimit komunist në Shqipëri".

osbe---amb-gjerman Foto Agim Dobi (4)Media, tha Raunig, "ka rol të posaçëm për të njohur shqiptaret me atë kohë. Një pjesë e mirë e informacionit që më në fund do të bëhet publik do të ketë natyrë delikate. Ky seminar do t'ju inkurajojë për mënyrën sesi ky informacion do të trajtohet".

Seminari ishte pjesë e një projekti të Prezencës së OSBE-së për nxitjen e dialogut publik rreth të shkuarës komuniste të Shqipërisë, që financohet nga qeveria gjermane.

Në seminar, përfaqësues të medias dhe ekspertë vendas e të huaj diskutuan ndër të tjera se si mediat mund të trajtojnë temën e trajtimit të së shkuarës, çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë raportimeve dhe se si mund të sillet media në rastin e informacioneve të ndjeshme.

osbe---amb-gjerman Foto Agim Dobi (3)Gazetarë nga Gjermania dhe Çekia sollën përvojën e mediave të këtyre dy vendeve në raportimin e rasteve nga periudha komuniste, ndërsa zëdhënësi i Komisionerit Federal të Gjermanisë për Arkivën e Stasit foli për përvojën gjermane në hapjen e arkivave. /gj.m/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama