TIRANË, 8 Nëntor /ATSH- I. Vata/ - Partia Demokratike vijon sulmet e saj mbi OSHEE-në, duke vazhduar me shpifjen e radhës që u lëshua sot nga Grida Duma, bejne te ditur burime nga OSHEE.
OSHEE sqaron opinionin publik nepermjet nje njoftimi zyrtar se "nuk ka lidhur ende një kontratë për trainimin e punonjësve, pasi procedura e parë dhe e dytë dështoi për mosplotësim të kritereve e për mangësi të ofertave. Ndërkohë, trainimi i punonjësve të të gjitha niveleve të kompanisë, që përfshin 5.800 punonjës dhe 15.500 module trainimi, është një domosdoshmëri në vazhdën e transformimit rrënjësor të shërbimit. Por, Partia Demokratike s'ka asnjë shans ta kuptojë këtë përderi sa e vetmja fushë ku kjo parti është e trainuar është fusha e shpifjes".
Më heret, Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për mediat nga Sekretarja e Marredhënieve me Publikun, Grida Duma, akuzoi OSHEE se po përdor parate e taksapaguesve shqiptarë për trajnimin e punonjësve. /a.ke/