Miliona emigrantë që jetojnë ilegalisht në SHBA do të lejohen të aplikojnë për leje pune, deklaroi Presidenti Barack Obama. Ky vendim përfshin emigrantë që jetojnë në SHBA për pesë vjet, të cilët kanë fëmijë dhe që mund të qëndrojnë ligjërisht në SHBA. Deri në pesë milionë emigrantë pritet të përfitojnë nga kjo paketë e reformave, të cilat e lejojnë Obamën të anashkalojë Kongresin.
Presidenti Barack Obama urdhëroi rregullin më gjithëpërfshirës të sistemit të emigracionit në dekadat në vijim, pavarësisht pretendimeve të republikanëve, se ai është duke vepruar në mënyrë të paligjshme, duke lëvizur në mënyrë të njëanshme për të mbrojtur pesë milionë emigrantë pa dokumente.
Sipas CNN Obama ka hedhur poshtë akuzat e konservatorëve, që ai është duke ofruar një biletë falas për emigrantët pa dokumente dhe paralajmëroi se ai do të forcojë sigurinë e kufijve për të bërë më të vështirë hyrjen në SHBA në mënyrë të paligjshme.
Një element kyç i planit të Obamës është që të drejtojë autoritetet e emigracionit drejt atyre emigrantëve pa dokumente që janë të rrezikshëm, sesa ndaj prindërve pa dokumente dhe familjarëve.
Ai tha se do të shkojë pas "kriminelëve, jo familjeve, kriminelëve, jo fëmijëve. Anëtarëve të bandës, jo një mamaje i cila është duke punuar shumë për fëmijët e saj".