Obama fjalim emocional dhe kritik per armet

Obama, fjalim emocional dhe kritik per armet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka qortuar me zemërim ligjvënësit, që hezitojnë të rikthejnë ligjin e kontrollit të armëve, gjatë së hënës, duke thënë se mbështetja dërrmuese për masa të tilla, si kontrolli i përgjithshëm i “background-it” mes popullit amerikan, duhet të detyrojnë reagime me forcë në Kongres.

Presidenti ka folur në Hartford, jo shumë larg vendit të masakrës së Connecticut-it, që la 20 fëmijë dhe 6 të rritur të vdekur, në shkollën fillore “Sandy Hook” të Newtown-it.

Thirrjet e Obama-s për ligjet më të ashpra për kontrollin e armëve nisën menjëherë pas të shtënave të asaj nate, e megjithatë masat e propozuara prej tij kanë mbetur në vendnumëro në Kongres.

Mesazhi i tij, i së hënës, ishte më shumë i krijuar për ligjvënësit, por edhe familjarët e viktimave të Newtown-it, të cilët ishin vënë në radhë pas tij, pasi kishin fluturuar drejt Washington-it me “Air Force One”, së bashku me presidentin, për të lobuar më tej në Kongres, për kalimin e ligjit të ri për armët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama