Obama gjobitet 200 dollare nga Kryebashkiaku i Londres

Obama gjobitet 200 dollare nga Kryebashkiaku i Londres
Presidenti amerikan Barack Obama, është gjobitur nga kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson, me shifrën 200 dollarë për shkak të shkaktimit të rrëmujës në trafik në kryeqytetin britanik. Ky incident ka ndodhur në maj të këtij viti, kur Obama po vizitonte Londrën. Që nga viti 2003, ambasada amerikane në Britani të Madhe ka marrë gjoba në vlerë 8.7 milionë dollarë. Por, sipas një burimi në ambasadën amerikane, ata refuzojnë t’i paguajnë gjobat, pasi Konventa e Vjenës për marrëdhënie diplomatike i ndalon. Sipas mediave britanike, ambasadave të huaja në këtë vend u janë dhënë gjoba me vlerë rreth 57.5 milionë euro.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama