Fenomeni i ashtuquajtur Obamomania vihet re edhe tek të rinjtë Tiranës që punojnë dhe menaxhojnë këtë bar. Menaxheri i këtij lokali thote se arsyeja e vetme pse i është vënë ky emër lokalit është dashuria ndaj shtetit të Amerikës , duke theksuar gjithashtu dhe besimin e tij të fortë se Presidenti I ri do të sjellë ndryshime. Shqiptarët e kanë pasur të theksuar dashurinë ndaj Amerikës dhe presidentëve të tyre.
Në Tiranë ka një shkollë që mban emrin e ish presidentit Willson, një rrugë me emrin Xhorxh Bush dhe në supermarketet tona shitet nje sallam me emrin Kenedi. Që kur Obama është zgjedhur president, Obamomania ka bërë që në vende të ndryshme, fëmijëve tu vihet ky emër, por ky bar në periferi të Tiranës ndoshta është i pari në botë që ka marë emrin e Presidentit të ri të SHBA-së.
Gazeta: Shekulli