Obeziteti rrit rrezikun e rideshtimit te femijes

Obeziteti rrit rrezikun e ridështimit të fëmijës
Megjithëse lidhjet mes obezitetit dhe problemeve për të mbetur shtatzënë, si dhe ndërlikimeve gjatë shtatzënisë janë të njohura, ky studim bën thirrje për një përkujdesje më të madhe kundrejt një dështimi të përsëritur, për të cilin nuk janë dhënë shkaqe.Nga 696 gratë rastet e të cilave u ndoqën, më shumë se gjysma kishin një peshë “normale”, 20% ishin mbipeshë, 15% ishin obeze, duke nënkuptuar se indeksi trupor i peshës së tyre ishte mbi 30.

Sa më të mëdha në moshë të ishin gratë, aq më i madh ishte rreziku i dështimit të fëmijës, por kur të gjithë faktorët viheshin pranë njëri-tjetrit, rezultonte se obeziteti ishte një tjetër faktor i mundshëm.Ndërsa nuk kishte ndonjë diferencë të madhe mes rasteve të dështimit tek gratë mbipeshë, me peshë normale apo nën peshë, rreziku për të dështuar sërish fëmijën rritej ndjeshëm tek gratë obeze.

Deformime të fetuesit
Uini Lo, infermiere në spitalin e Shën Marisë, e cila prezantoi kërkimin në një takim në Montreal, u shpreh: “ Ky është i pari studim që shikon një lidhje mes peshës trupore dhe dështimeve të përsëritura. Ky studim tregon se gratë obeze të cilat kanë pësuar disa dështime janë më të rrezikuara për të dështuar sërish. Të gjitha gratë që kanë pasur dështime të fëmijës duhet që të peshohen menjëherë që në konsultën e parë. Ato që janë obeze duhet të shohin të mirat e humbjes së peshës”.

Dr. Nik Finer, një endokrinolog me një interes të madh mbi obezitetin, u shpreh se rezultatet e kërkimeve ishin të pritshme. “Ne tashmë e dimë se mundësitë e fertilitetit ulen me rritjen e peshës, rreziqet e deformimeve të fetusit rriten, si rrjedhojë edhe problemet me shtatzëninë do të jenë të pranishme”. Gjithsesi, ai tha se dietat gjatë shtatzënisë nuk ishin aspak të këshillueshme. “Ka shumë arsye për t’u përpjekur për të rënë në peshë para se të ngelesh shtatzënë, por nuk rekomandohet që gratë ta bëjnë një gjë të tillë pasi të kenë mbetur shtatzënë, pasi kjo do të shkaktonte shumë probleme”.


Gazeta: Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama