Objektivat e Gent Sejkos si Guvernator i BSH-se

Objektivat e Gent Sejkos si Guvernator i BSH-se

Kandidati i propozuar nga Presidenti për Guvernator të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, doli sot para deputetëve për të folur për masat që do të ndërmarrë për BSH-në, dhe idetë e tij për funksionimin e bankës.

Pritet që Gent Sejko të votohet në komision, pasi kryeministri Edi Rama ka deklaruar në muajin dhjetor të vitit që shkoi se mazhoranca nuk do të ketë konflikte me Presidentin, duke theksuar se shpreson që i zgjedhuri nga Presidenti të jetë në lartësinë e duhur për ushtrimin e kësaj detyre.

Gent Sejko përmendi sot në Komisionin e Ekonomisë, disa pika kyçe dhe sugjerime për mirëfunksionimin e bankës. Sipas tij, fokusi duhet të jetë në ruajtjen e qëndrueshmërisë së sektorit bankar:

- Forcimin e kontrollit të brendshëm në BSH

- Krijimin e kuadrit të financave,

- Përmirësimin e kuadrit ligjor për trajtimin e situatave, pavarësisht se situata reale është e qëndrueshme,

- Adoptimin e standardeve më të mira të mbikëqyrjes bankare,

- Rivlerësimin e politikës së përkohshme makropotenciale,

- Forcim të rolit të auditit në BSH,

- Kontribut në koordinimin e politikave për ruajtjen e stabiliteti financiar,

- T’i kushtohet vëmendje rolit të grupit këshillimor të stabilitetit financiar,

- Marrëdhënie të ngushtë me supervizorët e bankave të origjinës.

Më 24 dhjetor të vitit që shkoi Gent Sejko kaloi një sprovë vendimtare në aspiratën e tij për të qenë Guvernator i Bankës së Shqipërisë, duke marrë 111 vota nga të dy kahet politike në Kuvend, si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndërsa dy anëtarët e tjerë morën përkatësisht 82 vota pro Tonin Kola, dhe 74 vota Natasha Ahmetaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama