Odeta Nishani Emocionet e takimit me De Niron nuk mendoja se do e takoja ndonjehere

Odeta Nishani: Emocionet e takimit me De Niron, nuk mendoja se do e takoja ndonjehere
Odeta Nishani ka qenë personazhi i parë që ka hapur sezonin e emisionit më të ri në TV Klan, drejtuar nga Floriana Garo, “Jo vetëm modë”. Zonja e Parë ka folur për gjithë eventet, që nga koha kur i është dashur të përfaqësojë shqiptarët dhe Presidencën në çdo aktivitet brenda dhe jashtë Shqipërisë. Madje ajo ka treguar me detaje për veshjet e veshura në të gjitha ceremonitë e rëndësishme.

Znj.Nishani ka prekur çdo detaj të jetës së saj, si marrëdhëniet me fëmijët, pushimet dhe ndjesinë e të qenit gruaja e njeriut më të rëndësishëm të vendit. Ajo ka treguar edhe hobet e saj, ku më të preferuarit janë rafting dhe skitë.

Odeta Nishani është ndalur edhe tek takimi i saj me aktorin De Niro, duke thënë se ishte shumë emocionuese të takoje një aktor aq të madh që e kishte parë vetëm në filma. “Ishte mbresëlënës, nuk mendoja se do e takoja ndonjëherë, pasi ne kemi parë vetëm filmat e tij”, ka thënë ajo duke shtuar se aktori i kishte premtuar çiftit presidencial se do ta vizitonte Shqipërinë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama