Ohajo lyp para ne rruge per te zmadhuar gjoksin

Ohajo, lyp para ne rruge per te zmadhuar gjoksin
Një grua 37-vjeçare nga Ohajo, e cila po rrit e vetme një fëmijë, ka dalë të lypë nëpër rrugë, jo se është e uritur apo e pastrehë, por sepse do të bëjë një operacion për të zmadhuar gjoksin me silikon. Gruaja me emrin Krisi ka vendosur të dalë në rrugë me një karton ku shkruhet kërkesa e saj për para, dhe me bikini e çizme, ku lutet haptas për para që do t’i shërbejnë për të kryer operacionin plastik. Duke mbajtur në dorë kartonin ku shkruhet “Jo e pastrehë. Më duhet gjoksi” gruaja, e cila e ka identifikuar veten thjesht si Krisi, 37 vjeçe, qëndron në një cep rruge me qarkullin të dendur në qytetin Akron, Ohajo.

h dhe një truprojë. Duke komentuar për mediat mbi idenë e saj, pasi tërhoqi vëmendjen në rrugë, Krisi tha se “shikoj njerëz në rrugë çdo ditë që luten për diçka. Pse të mos lutesh për të operuar gjoksin, është origjinale. Nuk e ka bërë askush tjetër më parë”, tha ajo. Vetëm për dy orë në këndin e rrugës, Krisi ka mbledhur 46 dollarë. Ajo do të vazhdojë të “lypë” derisa të mbledhë 5058 dollarë. Studente universiteti, njëkohësisht nënë, ajo tha se paratë që fiton me punën si bariste i shërbejnë për të paguar faturat dhe shkollën dhe nuk i dalin për të bërë një operacion gjoksi, që e dëshiron shumë. Truproja i saj është një mik 57-vjeçar, që punon pa pagesë, Steve Bernabe. Ai tha se po ndihmon Krisin, pasi po tregohet e sinqertë dhe po lufton për të ecur përpara me jetën e saj në mënyrën që i pëlqen.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama