Oher sezoni turistik me me pak kriminalitet

Oher, sezoni turistik me me pak kriminalitet
 Për qytetin e Ohrit sezoni turistik i sapombyllur ka shënuar rënie të të gjitha llojeve të veprave penale dhe të kriminalitetit. Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme në Ohër ky sezon turistik ka kaluar nën masa të përforcuara dhe më dinamike në ruajtjen e stabilitetit dhe të qetësisë.

Karakteristikë e këtij sezoni turistik ka qenë rritja e numrit të vjedhjeve dhe delikteve tjera pronësore, por edhe rritja e efikasitetit të policisë në nivel  të zbardhjes së rasteve. Vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, në rajonin e Ohrit janë regjistruar 71 vepra penale -vjedhje, respektivisht 93 në muajin gusht. Kjo paraqet rritje në krahasim me sezonin e kaluar turistik kur ishin evidentuar 62 vjedhje në muajin korrik dhe 87 në muajin gusht.

Numri më i madh  i grabitësve (63%) janë persona nga Shkupi, Prilepi dhe Manastiri.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama