”Ne kemi potencial për 12 muaj turizëm. Asgjë nuk është më e mirë Venecia ose një nga qytetet e botës që vazhdimisht veprojnë.
Ne kemi shumë pak kapacitete për strehim, kemi vetëm një hotel me pesë yje. E gjithë kjo është e domosdoshme që ne të bëhemi një destinacion i klasit botëror. Me angazhimet tona u soll investitori i parë SORAVIA që duhej të ndërtojë pranë INEKS-it, por e gjithë puna u komplikua. Ka investitorë, të cilët janë të gatshëm për të investuar, por ne nuk kemi tokë të mjaftueshme që mund ta ofrojmë”, deklaroi Goce Simonovski, drejtor i Sektorit të Turizmit. Personat e përfshirë në turizëm thonë se Ohri aktualisht nuk ka kapacitete që të matet me destinacionet turistike të botës. Thonë se kjo është vetëm një dëshirë e disa njerëzve.
”Kjo do të jetë vetëm një iluzion dhe ëndërr e parealizuar e atyre që janë të përfshirë në turizëm. Turizmi nuk mund të zhvillohet me rrugë me gropa dhe aeroportin ku kohë pas kohe fluturojnë aeroplanët.
Me një situatë të tillë ekonomike dhe politike asnjë brend i hoteleve nuk do të dëshirojë të investojë në Ohër. Ju nuk mund të promovoni diçka nëse me ata që janë të përfshirë drejtpërdrejti në sferën turistike nuk keni bashkëpunim të mirë”, u shpreh Verica Hajba, punëtore turistike.
Njerëzit të cilët e udhëheqin turizmin sillen sikurse amatorët. Një çështje e dhimbshme janë paraqitjet e dobëta të Maqedonisë në panairet e turizmit, nuk ka material të mjaftueshëm propagandistik, kurse mjetet që ndahen për këtë destinim janë minimale. Andaj, informacionet se si prezantohet vendi në botën e jashtme nuk janë inkurajuese. Më vjen keq që paratë shtetërore shpenzohen, kurse nga kjo nuk ka efekt kthyes, thotë Hajba. Në drejtim të përmirësimit të menaxhimit me turizmin, komuna parashikon formimin e tri qendrave informative turistike, që do të vendosen në hyrje të qytetit të Shkupit, në Manastir dhe në Peshtan.
Në këto pika, turistët do të marrin informacione për vendosjen në kapacitetet e strehimit të vëllimit të vogël, të hoteleve dhe informacione të tjera të dobishme në lidhje me ofertën turistike të qytetit dhe blerjen e suvenireve.