A mund të fillojmë Olta, duke marrë pak informata mbi karrierën tënde? Që kur ke nisur të interpretosh e deri më sot?
Kam filluar të këndoj në moshën nëntëvjeçare me Korin e Engjëjve, të udhëhequr nga mjeshtrja e Operës Nacionale të Muzikës, Suzana Turku. Pastaj kam marrë pjesë në shumë festivale për fëmijë në Shqipëri, por edhe në vende të tjera si: Bullgaria, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia. Gjithashtu kam hyrë edhe në garën evropiane të këngës për fëmijë dhe fitova vendin e dytë. Në moshën dhjetëvjeçare kam qenë pjesë e një koncerti në Shqipëri, të quajtur "Gjeniu i vogël", ku mora çmimin për interpretimin më të mirë. Fitorja ime më e madhe ka qenë natyrisht në garën kombëtare në Shqipëri, ku fitova dhe mora biletën për këtu.
Përveç këngës dhe interpretimit, a je e përfshirë me ndonjë punë tjetër, apo me studime?
Jam duke studiuar në një shkollë në Tiranë, por jo për muzikë. Dua të kem një kualifikim tjetër, përpos të qenit këngëtare. Kur ke marrë pjesë në përzgjedhjen kombëtare të Shqipërisë, ti ke garuar kundër shumë artistëve më të njohur.
Si ishte ndjenja e të fituarit të biletës për garën e këngës në Eurovision?
Ka qenë e mrekullueshme. Isha një ndër pjesëmarrëset më të reja. Mora pjesë për të promovuar veten time, këngën dhe në të vërtetë nuk kam menduar për përfaqësimin e Shqipërisë në një garë të tillë të madhe. Fitorja më bëri të ndihem shumë e lumtur. As që e kisha pritur, është më shumë se një ëndërr, ndihem shumë me fat. Jam shumë e lumtur këtu dhe po kaloj mjaft mirë.
Si të pëlqen ta kalosh kohën e lirë kur nuk je në shkollë, apo kur nuk je, duke interpretuar?
Bëj gjëra të tjera, si të gjithë adoleshentët e tjerë. Më pëlqen vallëzimi, vrapimi, t‘i ndihmoj nënës sime, shëtitja. Vallëzimi më pëlqen më së shumti. Gjithashtu nëse nuk kam ndonjë detyrë shtëpie për të bërë, shikoj pak televizor, kontrolloj e-mail-et dhe gjëra të tilla. Kur je duke parë televizor, apo kur je duke dëgjuar muzikë, çfarë lloj muzike preferon të dëgjosh, apo të shohësh?
I dëgjoj të gjitha llojet e muzikës, më pëlqejnë artistët dhe kulturat e huaja. Ndër preferencat e mia janë këngët balada, siç kërkon më shumë vokali im dhe preferoj të këndoj këtë lloj kënge. Shqipëria është një komb i ri për sa i përket pjesëmarrjes në Eurovision. Anjeza Shahini shijoi një debutim të mirë, duke u renditur në vendin e shtatë, por rezultatet nuk kanë qenë aq të mira gjatë viteve të fundit.
Si është zhvilluar gara në Shqipëri dhe çfarë popullariteti gëzon?
Gara e këngës së Eurovisionit është festivali më i rëndësishëm në Shqipëri. Ne jemi vend i vogël dhe jemi mjaft të lumtur të marrim pjesë në garë. Është një garë e mirë për një artist shqiptar ta promovojë veten, është një mundësi e mirë. Është shumë i rëndësishëm në Shqipëri dhe është i mirëpritur nga publiku. Gara e këngës së Eurovisionit është rritur shumë tani, në dy semifinale kërkohet të vendosen finalistët përfundimtarë.
Cili do të ishte pozicioni i suksesshëm, apo arritja për Shqipërinë në këtë garë në Beograd? E kuptoj për semifinalet, ne faktikisht kemi pasur dy semifinale në Shqipëri. Së pari, natyrisht shpresojmë të kalojmë në finale. Nëse kualifikohemi, do të vendosim pastaj një synim tjetër. Ne të gjithë do të japim maksimumin në skenë.
A ke pasur mundësi ta shohësh sadopak Beogradin, apo të shkosh në ndonjë festë?
Sa ke qenë e kënaqur me mënyrën se si kanë shkuar provat deri më tani?
Gjatë provës së parë isha pak e frikësuar dhe e trembur, pasi ishte një skenë shumë e madhe. Nuk kam eksperiencë të tillë, prandaj jam në disavantazh ndaj disa prej shteteve të tjera. Prova tjetër do të jetë pak më ndryshe. Tani jam më shumë e sigurt në vetvete. Do të kem grupin tim në skenë, lëvizjet gjithashtu mund të jenë paksa ndryshe. Sa u përket festave, dje ishim në festat e rusëve dhe të maqedonasve. Me të vërtetë kam kaluar shumë mirë, nuk e kam pritur të jetë kaq mirë. Jam kënaqur duke vallëzuar. Do të punoj shumë në skenë, por edhe të provoj e të shijoj eksperiencën dhe të shkoj në festa, pasi, nëse kënaqem, kjo do të më ndihmojë në performancën time në skenë.
Marre nga : Gazeta Shqiptare