Ish-banorja, e cila u bë e famshme në programin "Big Brother", Olta Sheta, motra e mbrojtësit që militon në radhët e Laçit, Arjan Sheta, duket se është dashuruar me një koleg të të vëllait.
Personi në fjalë është sulmuesi Armando Vajushi, i cili luan për Livornon. Duket qartë në foto që mes Oltës dhe Armandos ka diçka, por si futbollisti dhe bukuroshja kanë vendosur të mos e bëjnë publike lidhjen e tyre.
Sulmuesi Vajushi në karrierën e tij ka luajtur për Vllazninë, mirëpo asnjëherë nuk ka qenë në një skuadër me vëllanë e Oltës, Arjan Shetën.