Në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 1800 persona të eksperimentuar gjatë një periudhe 12 vjeçare. Sipas hulumtuesve, shkaku më i shpeshtë i verbimit është degjenerimi makular, çrregullim i cili me plakje shkakton dëmtim të nervit të syrit, që çon në dobësim të pamjes dhe më pas edhe verbim të plotë. Me qëllim që ky proces të ndërpritet, shkencëtarët preferojnë një konsumim të rregullt dhe sa më të madh të acideve të pangopura yndyrore, të cilat duhet të jenë së paku 0.11% e ushqimit ditor. Sipas shkencëtarëve, një konsumim në një shkallë të tillë zvogëlon gjasat për degjenerim makular madje deri në 38%