Operacion antidroge ne Tirane dhe Kosove kapen sasi te medha kokaine dhe heroine

Operacion antidroge ne Tirane dhe Kosove, kapen sasi te medha kokaine dhe heroine

Policia e Shtetit dhe ajo e Kosovës, përmes një operacioni spektakolar, kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine dhe heroine. Forcat e rendit, mësohet se kanë zbuluar një laborator kokaine në Tiranë, por edhe në Fushë Kuqe të Maumurrasit. Sipas policisë, mbrëmë është arrestuar një shtetas nga Laçi në Morinë, të cilit iu gjendën 7 kilogramë kokainë. Operacioni ka qenë “top secret” dhe priten edhe arrestime të tjera.

Përveç operacionit në kryeqytet, policia ka ndërhyrë edhe në Mamurras, ku edhe aty ka bllokuar sasi të konsiderueshme droge. Lëndë narkotike është bllokuar edhe në Prishtinë, Morinë dhe Fushë Kuqe.

Aksioni i policisë ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe ai drejtohet nga zv.drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Sokol Bizhga.

Sipas burimeve të para të policisë, janë bllokuar 12 kilogramë heroinë dhe 15 kilogramë kokainë, detaje që janë akoma për t’u verifikuar.

Operacioni vazhdon edhe në Prishtinë, që do të thotë se bëhet fjalë për një rrjet të mirëfilltë të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në operacion janë përfshirë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit., Antidroga e Policisë Tiranë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe RENEA. Janë sekuestruar gjithashtu edhe armë automatike, pushkë snajper dhe lëndë eksplozive e llojit tritol.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama