Operacioni Shqiperia per te shpetuar Greqine

'Operacioni Shqiperia' per te shpetuar Greqine

Ekspertët e Bankës Qendrore Europiane dhe ata të Komisionit Europian kanë përgatitur një plan B, duke marrë masa që kriza greke të mos përhapet edhe në vendet e rajonit.

Sipas mediave spanjolle ‘Operacioni Shqipëria’ (Operacion Albania), do të sjellë një stabilizim të tregut në vendet e tjera, që kanë lidhje me ekonominë greke.

Agjencia “El Pais” shkruan se, plani B i quajtur ‘Operacioni Shqipëria’ është hartuar nga një ekip i madh ekspertësh.

Edhe në vitin 2012, Brukseli dhe BQE-ja nisën diçka të ngjashme, i ashtuquajturi ‘Operacioni Kroacia’. Kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, pranoi se ekziston një plan i tillë, por ai theksoi se, "Evropa është e gatshme për të ndihmuar Greqinë të qëndrojë brenda zonës euro”.

Sipas këtij plani në raste se, Greqia del nga euro, Brukseli dhe BQE theksojnë se, problemet shumëfishohen në vendet financiarisht të lidhura, Qipro, Maqedonia, Rumania dhe Bullgaria.

Evropa është e gatshme për një shtetëzim të menjëhershme të filialeve të bankave greke në këto vende.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama