Operatoret e bursave me manipulues se psikopatet

Operatoret e bursave, me manipulues se psikopatet
Operatorët e bursave janë krahasuar me psikopatët. Gjatë një studimi të ri të universitetit “San Gallo” në Zvicër, gjatë krahasimit të një grupi njerëzish me probleme mendore dhe një grupi operatorësh bursash, janë kryer teste të ndryshme, duke sjellë rezultate surprizuese edhe për vetë ekspertët. Rrethanat dhe përmasat e një skandali të bankierit anglez, 31-vjeçarit Kueku Adoboli, i cili ka ulur në gjunjë gjigandin bankar “Ubs” rreth dy javë më parë, me mashtrimet e manipulimet e tij prej 2,3 miliardë dollarësh, duket se e konfirmojnë rezultatin e këtij studimi. Sipas studiuesve britanikë, testet konfirmojnë se tregtarët e parave sillen në mënyrë të pamëshirshme dhe manipuluese, më keq se psikopatët.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama