Opozita ne Kuvend pas bojkotit diskutohet projektligji per Avokatin e Popullit

Opozita ne Kuvend pas bojkotit, diskutohet projektligji per Avokatin e Popullit

Opozita ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, pas 10 ditësh bojkot.Në mbledhjen e sotme diskutohet projektligji për Avokatin e Popullit. I pranishëm në këtë komision zëvendësministri i Drejtësisë Arben Isaraj, tha se ky institucion i siguron pavarësi institucionit të Avokatit të Popullit.

“Projektligji është dërguar për mendim te Avokati i Popullit. Ne i ofrojmë institucionit të Avokatit të Popullit pavarësi”,është shprehur gjatë fjalës së tij Arben Isaraj.

I pranishëm në këtë komision, Avokati Igli Totozani u shpreh se mbështet iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë. Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi theksoi se projektligji kërkon shumicë të cilësuar për t’u miratuar.

“Mënyra e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, i vetmi ndryshim është afati që i vihet Kuvendit për zgjedhjen e Avokatin e Popullit, pra vetëm 1 muaj, kjo është e pamjaftueshme. Sugjeroj që për të bërë transparencë, duhet parë mënyra e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit”, tha Vasilika Hysi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama