Optimizmi per nje shendet te mire

Optimizmi per nje shendet te mire
Gratë me një shëndet në përgjithësi të mirë, që në mënyrë kronike janë të pashpresa, më shpesh posedojnë pengesa në arteriet e tyre të qafës që mund të shkaktojnë sulm në tru, por besohet se u janë shumë të ekspozuara sëmundjeve të zemrës. Shumë studime kanë ndërlidhur depresionin dhe rrezikun e shtuar ndaj sëmundjeve të zemrës, e disa studime tjera kanë treguar se optimizmi paraqet një preventivë nga këto sëmundje.

Ekspertët nga universiteti i Minesotës, të cilët kanë përfunduar një hulumtim të ri, nuk kishin dashur të merren me gratë që gjenden nën depresion, tek të cilat problemi i përgjithshëm ishte ai me gjumë, oreks dhe disponimin në përgjithësi, por vetëm me ato që për një kohë të gjatë ndihen të pa-shpresa.

Në hulumtimin e tyre kishin marrë pjesë rreth 559 gra, mosha mesatare e tyre ishte 50 vjeçe, të cilat nuk kishin vuajtur nga sëmundjet kardiovaskulare e as nuk kishin tension të ngritur të gjakut. Ishte vërtetuar se arteriet mesatarisht ishin për 0,02 milimetra më të trasha tek ato gra që ishin të pashpresa në arritjen e qëllimeve të veta personale.

Kjo paraqet një dallim të madh mjekësor kur parasysh merren edhe faktorët tjerë të rrezikut siç janë vitet, të ardhurat dhe faktorë të ngjashëm. Udhëheqësja e këtyre studimeve dr Suzën Everson Rouz thekon se nevojiten studime shtesë për ta zbuluar se çfarë ndryshime psikologjike ndodhin tek gratë të cilat për një kohë të gjatë janë të pashpresa dhe se si ato ndryshime ndikojnë në organizëm.

Hulumtime shtesë do të mund të përfshinin edhe përcjelljen e nivelit të kortizolit, i njohur edhe si “hormoni i stresit”.

“Në çdo rast, gratë të cilat për një periudhë të gjatë kohore ndihen të pashpresa, do të duhej ta dinë se e gjithë kjo ndikon edhe në shëndetin e tyre fizik dhe se duhet kërkuar ndihmë”, apelon dr. Everson Rouz.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama