Optimizmi te shton vitet e jetes

Optimizmi te shton vitet e jetes
Të gjithë duan të jetojnë gjatë që të kenë mundësi të shohin dhe të përjetojnë gjëra nga më të ndryshmet. Studimet trgojnë se njerëzit me ndjenja negative dhe gjithmonë janë mosbesues kanë shansin të jetojnë më pak sesa njerëzit që mendojnë pozitivisht. Personat optimist mund të jetojnë edhe përtej të 100-ve, pasi njerezit optimist kanë një nivel nervoziteti të ulët dhe mjaft koshiente. Studimet kanë nxjerrë në pah se optimizmi është karakteristike për njerëzit që jetojnë më gjatë.

“Nuk mund të themi se çfarë i ka lejuar ata që të arrijnë një  moshë kaq të avancuar”- shpjegon Nir Barzilai që drejton Institutin Kërkimor për Plakjen. “Është diçka e lidhur me personalitetin ose diçka më shumë gjenetike.  Duke zbuluar që këto 100-vjeçarë kanë të përbashkët një personalitet më shumë anë pozitive dhe mendohet që është një faktor i lidhur me jetëgjatësinë”- shtoi ai. Njerëzit optimist qeshin më shumë, e kanë më të zhvilluar ndjenjën e humorit. Ato janë më të prirur drejt përqafimit të anëve pozitive të jetës. Pra nëse e doni jetën dhe në se doni të jetoni gjatë qeshni sa më shumë dhe mbi të gjitha përpiquni t’i merrni gjërat me pozitivitet dhe optimizëm.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama