Keto dy muaj, specialistin restaurator Sulejman Dashi e sheh shpesh paraditeve aty, i ulur para tavolines se drunjte me prese ne dore "per te ngritur nga themelet" kullat e 11 Sahateve te Shqiperise. Ai mendon qe ta hape kete muze me nje ekspozite, ku te prezantohen te gjitha maketet e Sahateve te Shqiperise, mbishkrimet qe jane gjetur ne to dhe portretet e njerezve qe i kane ndertuar. Sipas specialistit, rendesia e kesaj ekspozite qendron ne informacionin qe do te marrin vizitoret aty.
"Shume njerez nuk e dijne dhe e marrin vesh per here te pare qe qytetet shqiptare, ne ndryshim nga te gjitha qendrat urbane te perandorise osmane, kishin secili nga nje kulle sahati", thote ai. Per krijimin e maketeve, ai ka perdorur kryesisht karton dhe materiale sintetike, dhe per dizajnimin e jashtem bojera uji dhe akrilik.
Megjithese per disa nuk ka te dhena te sakta per kohen e sakte te ndertimit te tyre, ata jane ndertuar ne shek. XVI-XVII kohe e Perandorise Otomane dhe mberrijne deri ne shek. XX. Ndertoheshin ne piken me te larte te qytetit dhe afer pazareve dhe xhamive, sherbenin si "rregullator i jetes sociale". Njerezit aty mesonin se kur duheshin hapur dyqanet, kur duhet t'i mbyllnin dhe kur duhet te faleshin.
Dashi tregon pak per historine e tyre. Me e vjetra eshte "Ora e Shkupit" e ndertuar ne vitin 1555, kurse brenda territorit te Shqiperise eshte Sahati i Krujes, qe dikur ka qene kembanorja e nje kishe qe u prish dhe pastaj u be sahat me tinguj. Ai mendohet te jete ndertuar ne shek. XVI-XVII. Me vone u ndertua ai i Beratit, i cili u prish ne vitin 1967 dhe tashme ky eshte qyteti i vetem ne Shqiperi qe nuk ka nje mates ore. Flitej qe ai ishte aq i madh sa mund te mbante 16 burra ulur brenda dhe se tingulli i tij degjohej kilometra larg.
Ali Pashe Tepelena ndertoi nje ne Gjirokaster, nje ne Libohove. Nje arkitekture interesante e stilit rokoko eshte ai i Shkodres qe vendasit e quajne Sahati i Inglizit. Nje tjeter Sahat ekzistonte ne kete qytet, i ndertuar nga Mehmet Pashe Bushatlliu, i cili u zhduk gjate Luftes se Pare Boterore. I vetmi dokument qe Dashi ka ne dore eshte nje dokument qe Mehmet Pasha i dergonte konsullit venedikas, ku i thoshte: "Ç'u be me orolozhet qe une kam paguar se per ngritur nje Kulle ne Kala?" Ne Elbasan ekziston sahati i ndertuar nga Aqif Pashe Elbasani, i vitit 1898. Ky Sahat momentalisht eshte duke u trajtuar nga Instituti i Monumenteve.
Sahati i kryeqytetit, i rikonstruktuar para pak kohesh, ka nje histori te gjate. Haxhi E'them Beu filloi ta ndertoje qysh me 1821 por u perfundua me 1836 nga esnafet e Tiranes. Pergjate Luftes se Pare Boterore, mekanizmi u zhduk dhe me 1928 nje komunitet shkodran dhuroi nje mekanizem ore. Me vone u modifikua ne formen qe eshte sot.
Sahatet me te rinj jane ai i Vlores dhe i Durresit. I Vlores eshte ndertuar me 1920, me stil bashkekohor dhe ne te jane gdhendur simboli i Skenderbeut, Shqiponjes, Ismail Qemalit. Dashi rrefen se ka sahate qe vazhdojne me mekanizmin e vjeter, ku penduli shkohej me peshore dhe çdo levizje bente sekonden. Keto ekzistojne ne Gjirokaster, Peqin, Kavaje, Elbasan.
Nje aspekt interesant ne ekspoziten e Dashit jane mbishkrimet dhe ornamentet qe jane gjetur neper keto Sahate. Tek ai i Tiranes eshte gjetur nje dragua, kurse ne Kavaje gjendet nje pllakate ku eshte shkruar "marshalla". Ne Kullen e Sahatit te Elbasanit gjen mbishkrim qe flet per "mbretin e botes Abdyl Hamid Khanin, bujar": "Ne hijen e hirit te tij u ngrit ky sahat i hijshem. Burrat me seder te Elbasanit paten miresine dhe ngjallen kete kohe, tregues te bukur dhe zemer ledhatues.
Shume u perpoq, u kujdesua dhe u interesua Aqif Beu. Zoti i dhashte si shperblim te gjithe te mirat e kesaj bote. Kur tingellon, me zerin e tij njofton per bukuri kohen e sakte, nga te katert anet ne menyre te persosur tregon minutat. Meqe zoteron intuiten e vjershetarit, thuaj, o Refik vitin e ndertimit te tij "e ndertuam ne fillim te vitit njemije e treqind e pesedhjete". Viti 1315 H/1899".